Kombëtarja shqiptare arriti 2 ditë më parë një kualifikim historik në “Play-Off” të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë kështu shkruajtën historinë, pasi tashmë jemi vetëm 90 minuta larg Botërorit.
Fitorja me Andorrën u festua gjatë dhe shumë kush mund të mendojë se dueli me Anglinë që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” do të jetë për formalitet. Në fakt kushdo që e ka menduar diçka të tillë, gabohet.
Sylvinho dhe “djemtë” e tij ndaj “Tre Luanëve” do të luajnë edhe “fatet e jetës”. Kjo pasi pavarësisht se kanë siguruar biletën për në “Plkay-Off” si vendi i dytë i grupit K, sërish fitorja e Kombëtares do të vlejë shumë.
Kjo pasi tashmë lufta bëhet për ngjitje në renditjen e FIFA-s dhe synimi është që të shkojmë sa më lart në këtë listë. Kjop pasi vazoja e dytë mund të sjellë rivalë më të “lehtë në letër” për kuqezinjtë. Siç dihet me këto rezultatet Shqipëria është pjesë e vazos së 3-të dhe nëse fiton me Anglinë dhe ngjitet disa pozicione në renditjen e FIFA-s “lufta” do të jetë më pas për vazon e dytë.
Por le të “kryqëzojmë gishtat” që këto skenare të fuksionojnë siç duhet për kuqezinjtë. Ndërkohë kujtojmë se me 26 mars do të luhen ndeshjet e para të “Play-Off” dhe me 20 nëntor do të hidhet shorti, ku Shqipëria do të mësojë edhe kundërshtarin e kësaj faze.
