Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mungon në listën e Euro 2024, Cikalleshi e kishte paralajmëruar: Nëse jam unë problemi largohem nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon në listën e Euro 2024, Cikalleshi e kishte paralajmëruar:
Sokol Cikalleshi

Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit, bie në sy mungesa e Sokol Cikalleshit.

Sulmuesi i cili aktivizohet me Konyaspor në Turqi, ishte një nga titullarët e padiskutueshëm gjatë kualifikueseve të Europianit, por nuk është pjesë e ekipit që do të konkurrojë në Gjermani. Një mungesë që po përflitet shumë, por është edhe diçka e paralajmëruar.

Është vetë Cikalleshi që e paralajmëroi diçka të tillë. Sulmuesi kavajas bëri një deklaratë të fortë pas barazimit 1-1 që Kombëtarja kuqezi mori përballë Islandës në “Air Albania”, në Nations League, kohë kur Shqipëria drejtohei nga Edy Reja.

“Nëse nuk duhet të jetë Cikalleshi, jam gati të marr përgjegjësitë personale dhe të largohem”, tha asokohe Cikalleshi pas barazimit që solli zemërimin e madh të tifozëve.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga