Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mungesa e Muçit si titullar, Klodian Duro i paqartë: Çfarë mendon Sylvinho?

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e Muçit si titullar, Klodian Duro i paqartë:
 

Ernest Muçi nuk u aktivizua në asnjë ndeshje si titullar gjatë Euro 2024. Trajneri Sylvinho i dha megjithatë minuta si zëvendësues.

Për mos aktivizimin e Muçit si titullar ka reaguar Klodian Duro. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare shpreh paqartësi se përse Sylvinho nuk e preferon në 11shen e fillimit.

“A mundet ndonjë gazetar që e ka pyetur trajnerin Sylvinho të më thotë se çfarë mendon dhe pse nuk luan në formacion Ernest Muçi në Kombëtare?

I vetmi futbollist nga mesfushorët dhe sulmuesit tonë që në sezonin 2023-2024 ka luajtur gjithmonë titullar me ekipet e tij Legia Varshav dhe Besiktas e ka statistikat më të mira se të gjithë të tjerët bashkë në kampionat, kupë dhe Kupat e Europës.

Thjeshtë për kuriozitet ta dija se nuk më lidh asgjë me Muçin përveçse më pëlqen si futbollist dhe e di se sa e vështirë është të luash në rolin e tij e të jesh titullar çdo ndeshje me Besiktas ngaqë kam lozur vetë në Turqi, por edhe sepse mendoj që ai do t’i jepte Shqipërisë atë që i duhet me pasin, driblimet, goditjet, golat”, shkruan Duro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga