
Ka përfunduar thuajse në të gjitha ligat elitare të Evropës dhe më gjerë sezoni futbollistik 2024-2025 ku kanë dalë edhe verdiktet finale. Tashmë fokusi kalon te kombëtaret, aty ku Shqipëria gjatë muajt qershor ka dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikuset drejt Botërorit 2026.
Trajneri Sylvinho ka publikuar listën prej 27 futbollistësh, ku bie në sy edhe emra surprizë. Por kush është lojtari që ka minutazhin më të madh në këmbë? Nëse i referohemi statistikave, rezulton se Qazim Laçi numëron në total 50 ndeshje, kuot jashtëzakonisht e lartë.
Treguesi në fjalë është sinjal i qartë se ai ka marrë minuta mjaftueshëm për të bërë diferencën në mesfushën e Sylvinhos. Këtë podium e poltëson dyshja e Superiores, portieri i Egnatias Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i Dinamos Naser Aliji. Gardiani i rrogozhinasve grumbullon 43 takime, ndërsa Aliji ka kapur 39 ndeshje këtë edicion.