
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Azerbajxhanit ditën e nesërme miqësoren e dytë para startit të Euro 2024. Në konferencën për shtyp Sylvinho foi për disa çështje, ndërsa zbuloi se një nga titullarët e sfidës së nesërme do të jetë Jasir Asani.
Menjëherë pas deklaratës së brazilianit, “mëngjarashi” i Kombëtares ka reaguar në rrjetet sociale. Sulmuesi kuqezi ka theksuar se është gati më shumë se kurë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.
“Gati më shumë se kurrë më parë ???????? Forca Shqipe ❤️????????”, ka shkruar Asani. Kujtojmë se Asani nuk ka minutat e dëshiruara te skuadra e tij në Kore, por kjo nuk e step brazilianin t'i besojë një fanellë titullari. 29-vjeçari luajti nga minuta e parë edhe ndaj Lihtenshtejnit dhe shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, teksa më pas u zëvendësua në minutën e 67-të nga Ernest Muçi.
Vlen të theksohet se Kombëtarja prej ditësh vazhdon përgatitjet në Austri për pjesëmarrjen në Euro 2024. Kuqezinjtë do të debutojnë në Gjermani ndaj Italisë, sfidë që do të luhet me 15 qershor në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.
View this post on Instagram