Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mesfushori i Kombëtares del para mediave, njihuni me programin e kuqezinjve pas mbërritjes në Gjermani

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i Kombëtares del para mediave, njihuni me programin e kuqezinjve
Kombëtarja

Pas zbarkimit në Dyseldorf pasditen e kësaj të shtune Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë drejt Kaiseraut në Kamen, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024.

Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur të lënë pushim këtë dielë lojtarët dhe nuk do të ketë senacë stërvitore.

Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se do të jetë mesfushori Ylber Ramadani, i cili do të jetë në konferencën për media nesër (e diel), që do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në sallën e konferencave në Kaiserau Sportecenter.

Të hënën skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jetë si zakonisht të hapura për mediat 15 minutat e para.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga