
Tomas Soucek që është një lojatr me eksperiencë është shprehur në intervistën e pas ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari çek u paraqit mirë dhe kjo u theksua në fjalët e Asllanit. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare foli me fjalë të mira për futbollistin e Ëest Ham, i cili kishte për detyrë të markonte futbollistin e Interit.
“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Trajneri na e bëri të qartë që duhej të dilnim me pikë nga kjo ndeshje. Luftuam fortë. Në mesfushë pata detyra të vështira, po mendoj që i realizova më së miri. Shqiptarët na vunë në vështirësi në disa çaste.
Objektivi u arrit dhe tani mendja është të dalim të partë pas Gjeorgjisë. Është një grup i barabartë mendoj. Na mungoi fati pasi edhe mund të kishim marrë 3 pikët sot e të ishim më të avantazhuar. Gjithsesi, më kënaqi egoja e ekipit.”, u shpreh Soucek.