Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mediat ukrainase "harrojnë" humbjen e parë, besojnë tek rezultati pozitiv në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat ukrainase "harrojnë" humbjen e parë, besojnë tek
Ukrainë-Shqipëri

Ndeshja e Ukrainës me Shqipërinë pritet me interes jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendin e kundërshtarëve. Kjo duket në fjalët e mediave sportive ukrainase  të cilat shprehen se takimi në Tiranë është vendimtar.

Faqja sportive e transmetuesit të ndeshjes në Ukrainë thekson se barazimi i Shqipërisë i 'prishi punë' duke e bërë kreun të paarritshëm tani. Gjithashtu, citohet se Çekia pati travers dhe fati i solli vetëm 1 pikë.

Kundër Kombëtares Shqiptare opinioni sportiv ukrainas dëshiron vetëm 3 pikët për të mos rënë një ligë më poshtë. Ata e dinë rëndësinë edhe për kampin e Sylvinhos dhe e parashikojnë rivalitetin e fortë që do të përmbajë takimi i nesërm.

Në fund, mediat kundërshtare shprehen se fitorja e Shqipërisë në Pragë kundër Ukrainës erdhi ngushtësisht dhe si pasojë e pavëmendjes së mbrojtjes. Kurse tani, “Verdheblutë” nuk janë më ai ekip dhe fokusi është maksimal për mos t’i dhuruar asgjë lojtarëve shqiptarë, sipas gazetarëve vendas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga