
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur për vendimet e Sylvinhos i cili la jashtë disa futbollistë me peshë në Kombëtare. Duka shprehet i keqardhur, pork y është futbolli dhe pritshmëritë nuk realizohen gjithnjë.
Ai bën krahasimin me vitin 2016 duke sjellë në pah Gjimshitin i cili u largua nga kampi, ndërsa tani udhëheq kuqezinjtë si kapiten.
“Sigurisht që më vjen keq. Cikalleshi ka qenë pjesë e ekipit, ky është futbolli. Nuk realizohen gjithmonë pritshmëritë. Unë e kam përjetuar keq edhe në 2016. Jam detyruar të përcjell nga kampi kapitenin e sotëm dhe 3 futbollistët e tjera, Rrahmani, Shala e Rashica. Tani nuk e kam përjetuar njësoj pasi nuk u ftuan jo që u larguan nga kampi.
Ka mërzi normalisht edhe kur nuk je titullar. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë për Kombëtaren e të jenë pjesë e Europianit. Për një futbollist shqiptar është objektiv madhor dhe një ëndërr. Më vjen keq për ato që kontribuan si Uzuni, Cikalleshi, Bare, Veseli, Muçolli. Jan vendime taktike të trajnerit e jo vendime shpirtërore”, tha Duka për ‘Sport News’.