
Mario Mitaj
Mario Mitaj është në “Top 5” mbrojtësit që kanë rikuperuar më shumë topa gjatë Europianit në fazën e grupeve. Me 15 raste, Mitaj qëndron më poshtë vetëm se Bastoni, Orban, Karnicnik dhe Gvardiol.
Të njëjtën statistikë si Mitaj regjistrojnë dhe Pepe me Zalewskin. Krahu i majtë i mbrojtjes është blinduar nga Mitaj në Kombëtaren shqiptare. 20-vjeçari është përfolur dhe për një interes te Juventus, teksa aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës.
Me Kombëtaren Mitaj i luajti të 3 ndeshjet e Europianit si titullar. Për më tepër duke mos u zëvendësuar nga trajneri Sylvinho.

Poll