Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Marash Kumbulla në "qiellin e 7-të": Të luaj në Europian është ëndërr e bërë realitet

Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla në "qiellin e 7-të": Të luaj në
Marash Kumbulla

Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.

Një nga lojtarët që ka reaguar për ftesën, është edhe mbrojtësi, Marash Kumbulla. Djaloshi nga Malësia e Madhe i ka dedikuar ftesës së Sylvinhos disa rreshta, të cilat i ka përcjellur me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet!

Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t'i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t'ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, shkruan Kumbulla në postimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga