Armando Duka ka reaguar pas humbjes me Anglinë. “3 Luanët’ trimfuan 2-0 ndaj kuqezinjve dhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte një luftë në fushë dhe nuk ka vend për “dramë”.
Ndër të tjera falenderon tifozët për mbështetjen, duke i konsideruar si shtyllën e kësaj skuadre. Gjithashtu ka shkruar se sonte do të festojnë arritjen në “Play-Off” dhe nga nesër do të mendohet për ndeshjet e muajit mars.
“Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. ????????
Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.
Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. ❤️
Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit!”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram
