Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Testi i parë për notën 10! Shqipëri perfekte ndaj Lihtenshtejn, Broja, Asani dhe Muçi sjellin festën kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Testi i parë për notën 10! Shqipëri perfekte ndaj
Shqiperia

Shqipëri 3-0 Lihtenshtejn
(Broja 31', Asani 47', Muçi 67')

Shqipëria kalon me sukses testin e parë miqësor. Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin në Hungari me rezultatin e pastër 3-0.

Armando Broja zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’ me një gol mjaft të bukur të nisur nga Nedim Bajrami. Me startin e pjesës së dytë, do të shihnim sërish një nga perlat e Jasir Asanit që nuk kursehet aspak. Gol kopertine nga goditja e dënimit që përfundoi në trekëndësh. Më pas do të ishte Ernest Muçi që do të shtynte në rrjetë një top të mbetur në vijën fatale pas një aksioni model të Mitaj, Bajrami e Asanit.

Një 90 minutësh në kufijtë e perfeksionit për ekipin e Sylvinhos, i cili ka marrë mesazhe të qarta nga lojtarët, sidomos ata të fazës ofensive. Prapavija e Kombëtares nuk u thërrit asnjëherë në detyrë me lojën që bëhej vetëm në gjysmëzonën e kundërshtarëve.

Ekipi do të rikthehet në Austri për të vijuar me programacionin, ndërsa më 7 qershor do të luajmë miqësorën e dytë e të fundit ndaj Azerbajxhan sërish në Hungari, në orën 19:00.

Miqësore
Stadiumi: Haladás SportKomplexum
Arbitër: B. Csonka (Hungarez)

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-2-3-1) – Berisha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Hoxha; Broja. Trajner: Sylvinho
Lihtenshtejn (5-3-2) – Ospelt; Meier, Wolfinger, Beck, Goppel, Kindle; Luchinger, Buchel, Sele; Saglam, Beck. Trajner: K. Funfstuck

LIVE:

90+2' Përfundon ndeshja.
76' Largohet Jasir Asani, Medon Berisha debuton me Kombëtaren e madhe.
74' Asllani godet me të majtën nga distanca, por qendrore për portierin.


67' GOL! Aksion fantastik i Shqiperise, Ernest Muçi dërgon për herë te trete topin në rrjetë.
62' Zëvëndësime! Rey Manaj dhe Marash Kumbulla në vend të Armando Brojës dhe Arlind Ajetit.


47' GOL! Çfarë perle nga Jasir Asani, Shqipëria me avantazh të dyfishtë. 
46' Nis pjesa e dytë. 
Sylvinho bën 3 zëvëndësime: Muçi, Laçi dhe Mihaj zënë vendet e Hoxhës, Gjasulës e Ismajlit.

45+3' Mbyllet pjesa e parë.
39' Armando Broja driblon 3 lojtarë në krahun e djathtë dhe kroson në zonë, por Hoxha ishte një hap më para.


31' GOL! Armando Broja kalon në avantazh Shqipërinë.


28' Aksion model i Mitajt dhe Bajramit, fantazisti pason me thembër për Asanin i cili driblon portierin, por nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.
25' Kundërsulm i kuqezinjve, Gjasula pason për Asanin i cili tenton të dërgojë topin te Broja por devijohet nga mbrojtësi. Humbasim një shans goli.
23' Hoxha tenton nga distanca, por qendrore për portierin.
22' Bajrami gjuan nga goditja e dënimit, topi përplaset në mur.


15' Vertikalizim fantastik i Bajramit për Asllanin, mesfushori i Interit godet brenda zone, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.
1' Fillon ndeshja, sy e veshë nga djemtë kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga