Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Mjafton Jasir Asani nga 11-metërshi, Shqipëria mposht Gjibraltarin në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mjafton Jasir Asani nga 11-metërshi, Shqipëria mposht
Gjibraltar - Shqipëri

Gjibraltar 0 – 1 Shqipëri (Asani 69')

Stadiumi: “Europa Sports”
Arbitër: Aaron Wyn Jones (uellsian)

FORMACIONET ZYRTARE:
GJIBRALTAR: Banda, Jolley, Torilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, De Barr, Del Rio. Trajner: Scott Wiseman.
SHQIPËRIA: Dajsinani, Hysaj, Kacurri, Kumbulla, Aliji, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku. Trajner: Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Sylvinhos mposhtën pa problem vendasit me rezultatin 1-0.

Goli i cili vendosi takimin miqësor sot, u realizua nga Jasir Asani në 20 minutat e fundit të takimit. Falë një penalltie të akorduar për kuqezinjtë, sulmuesi i Esteghlal arriti të kalojë në avantazh Shqipërinë.

Një fitore e rëndësishme kjo e kuqezinjve të Sylvinhos në prag të sfidës me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

69’ GOL SHQIPËRIA! Jasir Asani kalon përpara kuqezinjtë ndaj Gjibraltarit me 11-metërsh

43' Tjetër goditje nga Berisha, mesfushori i pafat.

34' Rast i mirë për Shqipërinë, Berisha pranë golit.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Europa Sports”, nis sfida miqësore mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu