
SHQIPËRI – GJEORGJI 0 – 1 (Kochorashvilit 70')
Ndeshja:
Shqipëria është mposhtur në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1.
Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Kochorashvilit në minutën e 70-të, i cili nga gjuan nga 30 metra dhe lë në vend Thomas Strakoshën. Në minutat e mbetura “djemtë” e Sylvinhos nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës dhe në këtë mënyrë dalin të mposhtur nga arena kombëtare.
Në këtë sfidë në minutën e 72-të erdhi momenti për Sebastian Spahiun. Ish-i i Egnatias bëri kështu debutimin e Kombëtaren. Pas kësaj humbej Gjeorgjia kryeson me 6 pikë pas dy sfidave, ndërsa Shqipëria ndodhet e dyta në grup me 3 pikë, po aq sa Çekia, me këto të fundit që triumfuan ndaj Ukrainës.
Nations League: Ndeshja e II
Grupi: B1
Arbitër: Erik Lambrechts
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Manaj. Trajner: Sylvinho
Gjeorgji: Mamardashvili, Kashia, Dvali, Kakabadze, Kiteishvili, Gvelesiani, Ochoshvili, Chakvetadze, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia. Trajner: Willi Sgnol.
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet me humbjen e Shqiperise sfida e "Air Albanias". Gjeorgjia fiton 0-1.
71'- Zevendesim te Shqiperia, Sebastian Spahiu debuton me kuqezinjte duke zene vendin e Asanit.
70'- Predhë nga 30-metra, Kochorashvili lë në vend Strakoshën dhe kalon në avantazh Gjeorgjinë.
58'- rast i rrezikshem nga gjeorgjianet, gjuajtja kalon te gjithë faqen e portës.
Rasti i gjeorgjianeve
46'- Nis pjesa e dytë, Kombëtarja kerkon golin e avantazhit.
45'+1'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare ne "Air Albania'. Shqipëria dhe Gjeorgjia nuk gjejne dot rrugen e rrjetes.
29'- Asllani provon të surprizojë gjeorgjianët, gjuan nga distanca, por nuk ka saktesine e duhur.
Rasti i Asllanit
15'- Gjeorgjia tendon nga distanca me Kiteishvilin, por gjuajtja e ketij te fundit shkon siper portes.
1’- Starton sfida në “Air Albania”, Shqipëria kërkon 3 pikët për vendin e parë në grupin B1.