Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Shqipëri heroike, kuqezinjtë barazojnë mes dramës dhe mbajnë “gjallë” shpresat e kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëri heroike, kuqezinjtë  barazojnë mes dramës
Gjasula pasi shenoi golin

EURO 2024

KROACI – SHQIPËRI 0 -1 (Kramaric 73', aut Gjasula 74'/ Laçi 11', Gjasula 90+5')

Ndeshja: 

Shqipëria barazon mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë mbyllet 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho kaloi i pari në avantazh me anë të Qazim Laçit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të. Asani pasoi për mesfushorin, i cili me kokë mposhti Livakocic. Pjesa e parë do të ishte fantastike për kuqezinjtë, të cilët e mbyllën në avantazh.

Kryesimi i Kombëtares do të ishte deri në minutën e 73-të, ku Kramaric do të barazonte shifrat. Elseid Hysaj del bllof dhe në këtë mënyrë lojtari kroat gjen rrugën e rrjetës. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por pas 4 minutash një autogol i Gjasulës do t’u jepte avantazhin kroatëve.

Kuqezinjtë të “shokuar” dhe minutat e mbetura do të luftohej për të gjetur golin e avantazhit. Do të ishte Gjasula që do të “çonte” sërish peshë shqiptarët. Mesfushori do të bënte rolin e sulmuesit dhe do të mposhte portierin kundërshtarë.

Stadiumi: “Volksparkstadion”

Arbitër: François Letexier

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha , Hysaj , Ajeti, Gjimsiti, Mitaj, Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho.

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. Trajner: Zatko Dalic.

Komenti minutë pas minute:

90+6' Mbyllet sfida 2-2, Shqipëria mban "gjallë" shpresat e kualifikimit.

90+5'- E pabesueshme, Gjasula barazon shifrat.

Goli i Gjasules

90'- 6 minuta shtese

90'- E pabesueshme cfare humbet sherish Kombetarja, Seferi dhe Daku nuk gjejne dot rrugen e rrjetes.

rasti i Seferit

89'- Rasti i arte per Shqiperine, Hoxha gjuan, por grushtohet nga portieri kundershtar dhe me pas Daku nuk perfiton.

Rasti i Dakut

77'- Kroacia permbys shifrat. Klaus Gjasula shenon autogol.

Autogoli i Gjasules

73'- Hysaj del bllof, Kramaric barazon shifrat.

Goli i Kramaric

52'- Kuqezinjtë përgjigjen me Asllanin, mesfushori gjuan, por Livakovic pret.

Rasti i Asllanit

60'- Kroatët kërkojnë golin e barazimit, por Strakosha u thotë "Jo" kundërshtarëve.

Rast i pritur nga Strakosha

50'- Kroacia shfaqet rrezikshëm në zonën e Shqipërisë, por strakosha grushton gjuajtjen e kroatëve.

Grushtimi i Strakoshes

46'- Nis pjesa e dytë, kuqezinjtë kërkojnë golin e sigurisë.

45+1'- Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria udhëheq 1-0 ndaj Kroacisë. Manaj humbet rastin e artë në minutën shtese.

Rasti i Manaj

36'- Goditje dënimi për Kroacinë, gjuajnë kroatët, por Strakosha grushton. 

Goditja e denimit e Kroacisë

31'- E pabesueshme çfarë humbet Asllani. Kuqezinjtë nisen në kundërsulm, por Asllani bën më të vështirën.

Rasti i Asllanit

29'- Shqipëria afër golit të dytë, Hysaj "tremb" kroatët.

Rasti i Hysajt

14'- Bajrami shfaqet rrezikshëm, mesfushori gjuan, por topi shkon afër shtyllës pingule. 

Rasti i Bajramit

11'- Perlë kuqezi, Asani asist dhe Laçi gol dhe të gjithë në festë. 0-1 për Shqipërinë.

Goli i Lacit

10'- Minuta të luftuara në "Volksparstadio", lojtarët "luftë"për të marrë kontrollin e lojës.

1’- Kuqezinjtë gati për historinë, starton sfida Kroaci - Shqipëri

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga