Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Kombëtarja zhgënjen në Pragë, Shqipëria mposhtet pastër nga Republika Çeke

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kombëtarja zhgënjen në Pragë, Shqipëria mposhtet
Çeki - Shqipëri

Çeki 2 – 0 Shqipëri (Chory 3', 63')

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve.

Një ndeshje që nuk u nis aspak mirë nga kuqezinjtë që pësuan gol në minutat e para. Ishte Chory, i cili pas një pakujdesie në mbrojtjen shqiptare, përfitoi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës së Strakoshës që në minutën e 3-të. Pas këtij goli, minutat e mbetura të pjesës së parë ishin të zbehta, fraksion i cili u mbyll 1-0.

Me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u bë më kërkuese. Rastin më të artë e kishte Jasir Asani në minutën e 52-të, por “mëngjarashi” gaboi krejtësisht përballë portierit kundërshtar. Gjithashtu raste krijuan dhe Indrit Tuci me Krisjtan Asllanin, por pa rezultat. Për golin e dytë të çekëve mendoi përsëri Chory, i cili përfitoi nga një tjetër  “përgjumje” e mbrojtjes sonë dhe dyfishoi shifrat në minutën e 63-të.

Një humbje që dhemb shumë për kuqezinjtë e Sylvinhos, për të cilët objektivi i vendit të parë në grup bëhet nje mision tepër i vështirë.

Nations League: Raundi 3
Stadiumi: Epet Arena
Arbitër: Benoit Bastien

FORMACIONET ZYRTARE:
ÇEKIA (3-4-3): Kovar: Vitik – Holes – Boril: Provod – Cerv – Soucek – Coufal: Sulc – Chory – Cerny. Trajner: Ivan Hasek.
SHQIPËRIA (4-2-3-1): Strakosha: Hysaj – Ismajli – Kumbulla – Mitaj: Ramadani – Asllani: Bajrami – Laçi – Asani: Daku. Trajner: Sylvinho.

LIVE:
63' GOL ÇEKIA! Shënon Chory.

52' Jasir Asani humbet rastin e artë.

24' Nedim Bajrami pranë golit.

3' GOL ÇEKIA! Shënon Chory.

1’ Nis sfida Çeki – Shqipëri në “Epet Arena” të Pragës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga