Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares “braktis” Superligën dhe transferohet në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares “braktis” Superligën dhe
Arbnor Muja

Sulmuesi i Kombëtares Arbnor Muja është bërë ditën e sotme me ekip të ri. Anësori 26-vjeçar është transferuar nga Samsunspor te Sint-Truiden me “formulën” e huazimit deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas do të kryehet blerja përfundimtare nga klubi belg.

Trajneri shqiptar i Anderlehch, Besnik Hasi e kërkoi Muja-n, por sulmuesi zgjodhi kalimin te Sint-Truiden. Pas 5 javësh “Jupiler Pro League”, skuadra e re e Arbnor Muja-s renditen në vendin e parë të kampionatit me 13 pikë, 2 pikë më shumë se rivali më i afërt (Royale Union SG).

Sint-Truiden do të zbres në fushë në datën 29 gusht kundër Cercle Brugge KSV, ku mund të finalizohet edhe debutimi i shqiptarit.   

Poll

Lexo gjithashtu