
Jurgen Çelhaka
Jurgen Çelhaka është futbollisti më i ri i Olimpija Ljubljana. Mesfushori vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Poloni me Legian e Varashavës, për të nisur një të re në elitën e futbollit slloven.
Ish-i i Tiranës përfundoi kontratën me klubin e Legias, teksa te Ljubljana kalon si lojtar i lirë, pra me parametra zero. Ndërkohë që ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Olimpija Ljubljana është momentalisht në vendin e parë në kampionatin slloven dhe një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion. Në krahun tjetër 24 vjeçari shqiptar është gati për aventurën e re në kryeqytetin slloven.
View this post on Instagram
Poll