Albin Berisha është lojtari më i ri i Hansa Rostock. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Petrolul në Rumani, për të nisur një të re në ligën e tretë gjermane.
Berisha nuk është një emër i panjohur edhe për Superioren e Shqipërisë. Më parë, sulmuesi ka luajtur për Kukësin dhe Laçin, nga vera e 2017-ës deri në janar të vitit 2019.
Gjithashtu, 23-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Ballkani,t Besës, Lirisë së Prizrenit dhe Malishevës në Kosovë. Tashmë, Berisha është gati për aventurën e tij të re në gjermani, ku kërkon të lërë gjurmë.
View this post on Instagram
Poll