Armando Broja është çdo ditë e më larg Chelseat. Klubi londinez i ka dhënë fanellën me numër 19, sulmuesit Pedro Neto që u afrua këtë verë.
Vetë klubi ka postuar një foto në rrjetet sociale, që konfirmon këtë ndryshim. Këtë numër mbante Broja, që nuk llogaritet më për ekipin e parë.
Mbetet për t’u parë ku do vazhdojë karriera e tij, pasi ofertat nuk kanë munguar. Kujtojmë se pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Premier League e kaloi në huazim te Fulham.
Poll