Kombetarja shqiptare
Alen Sherri është rikthyet te Cagliari. Portieri i Kombëtares shqiptare ka mbyllur parakohe huazimin në Serie B tek Frosinone, për t’u rikthyer te ekipi që i zotëron kartonin.
Në korrik të vitit 2025, u ra dakord që Sherri të ishte pjesë e Frosinones deri në qershor të këtij viti. Megjithatë, Cagliari ka vendosur që të rikthejë 28-vjeçarin në skuadër.
Kujtojmë se klubi i Serie A e bleu Sherrin në korrik të 2024 për shumën e 300 mijë eurove nga Egnatia.
Poll
