Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar “shpërthen” në Itali, i mjaftojnë 9 minuta për të shënuar 2 gola

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar “shpërthen” në Itali, i
Silvio Merkaj

Silvio Merkaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sudtirol po luan në transfertë përballë Frosinone. Sfida e vlefshme për javën e 23 të Serie B, ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi të dy golat për të tijët në një hark kohor prej 9 minutash.

Golin e parë, Merkaj e shënoi në minutën e 20-të, ndërsa për të dytin mendoi në minutën e 29-të. Në të dy rastet, sulmuesi shqiptar u asistua nga shoku i tij i skuadrës, Odogwu.

Kujtojmë se titullar për Sudtirol në këtë sfidë është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

Golat e Silvio Merkaj:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga