
Giacomo Vrioni është rikthyer protagonistë në Amerikë. Sulmuesi i Kombëtares ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës me New England.
25-vjeçari në minutën 21-të merr një pasim të saktë dhe arrin të mposhtë siç duhet mbrojtësit për të tundur rrjetën. Ky gol i dyfishoi shifrat skuadrës së ti të duelin me Vancouver Whitecaps.
Kjo përballje përfundoi në fund me shifrat 3-2 dhe Neë England Revolution siguron 3 pikë të rëndësishme në MLS. Kujtojmë se ky është goli numër 6 për Vrionin në këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste në 20 sfida të luajtura deri tani.
Kujtojmë së Shqipëria u mposht 2-1 nga Italia mbrëmjen e djeshme, ku Barella dhe Bastoni shënuan për "axurrët" dhe përmbysën Nedim Bajramin.
Goli i Vrionit