
Giacomo Vrioni
Giacomo Vrioni është një nga lojtarët protagonistë të New England Revolution në MLS. Sulmuesi i Kombëtares ia ka dalë sërish të gjejë rrugën e rrjetës në kampionat me skuadrën e tij.
Në sfidën që New England Revolution zhvilloi ndaj Orlando City, Vrioni shënoi një gol fantastik në minutën e 23-të, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij. Një gol që nuk mjaftoi për t’i siguruar fitoren ekipit, pasi miqtë arritën të shënonin 2 gola dhe të përmbysnin shifrat.
Kujtomë se ky është goli numër 8 për 25-vjeçarin në këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe 1 asist në 20 sfida të luajtura.
Goli i Giacomo Vrionit
Poll