Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi është shfaqur protagonist me ekipin e tij Poli Iasi në sfidën përballë Sepsi. Ndeshja e vlefshme për javën e 16-të të ligës rumune, përfundoi 1-2.
Edhe pse skuadra e tij u mposht me përmbysje, Kamberi u sigurua që të linte shenjën e tij. Në minutën e 12-të të sfidës, 29-vjeçari shënoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës. I ndihmuar dhe nga një devijim i mbrojtësit, shqiptari kaloi të tijët në avantazh të përkohshëm.
Kujtojmë që më parë, 29-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren A të Shqipërisë, por pa mundur që të debutojë. Tashmë, sulmuesi po shfaq formë mjaft të mirë në elitën e futbollit rumun.
Poll