Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Tre gola në 3 ditë, Myrto Uzuni ndez sërish në La Ligën 2, dërgon në "qiellin e shtatë" Granadën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tre gola në 3 ditë, Myrto Uzuni ndez sërish në La
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni nuk di të ndalet në La Ligën 2.

Sulmuesi beratas shënoi sërish, për tu ngjitur në kuotën e 3 rrjetave në harkun e më pak se tre ditëve. Këtë herë, Uzuni realizoi një gol me tepër peshë, pasi i dha fitoren 3-2 Granadës në transfertën e Castellon.

29-vjeçari përktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 93 të sfidës.  Me këtë fitore Granada ngjitet e dyta në renditje, ndërsa Uzuni në kuotën e 5 golave.  

Edhe në pamje shihet qartë festa dhe entuziasmi që ka dhuruar goli i Uzunit në radhët e tifozëve.

Forma e beratasit gëzon edhe teknikun Sylvinho pasi pritet ta ketë në dispozicion për sfidat e nëntorit.

Myrto Uzuni është rikthyer në superformë nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave të lojës dhe në duelet e kombëtares kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.









Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga