Armando Broja pas fitores me Andorren
Festa është e gjitha legjitime për futbollistët e Kombëtares shqiptare dhe për të gjithë tifozët kuqezi. Por i vetmi që nuk po bëhej pjesë e kësaj feste ishte Armando Broja.
Sulmuesi shpërtheu në lot pas kësaj sfide, ndërsa dukshëm ishte i zhgënjyer me paraqitjen e tij në fushën e lojës. Elseid Hysaj bën rolin e një lideri të vërtetë në këtë moment, me mbrojtësin që shkon e merr Brojën për ta bërë pjesë të festës.
Të gjithë futbollistët dhe stafi po festonin me tifozët këtë kualifikim për herë të parë në “Play-Off”, teksa Broja lotët nuk i ndal. Një gjendje e rënduar psikologjike pë paraqitjen e tij, e cila ka bërë që Broja të mos mbajë dot lotët.
Poll
