
Dje u luajt një nga derbet më të bukur të Greqisë midis PAOK dhe AEK. Vendimtar në fitoren e skuadrës nga Athina përballë vendasve nga Selaniku ishte Thomas Strakosha.
Shqiptari bëri një paraqitje fantastike, ku pritja e minutave shtesë falë reflekseve të legjionarit i dhuruan kryeqytetasve 3 pikë në stadiumin e flaktë të “Toumba”.
Pas përfundimit të takimit, tekniku i verdhezinjve Matias Almeida nuk harroi të falenderonte portierin kuqezi për këtë natë të çmuar në një supersfidë mes dy ekipeve më me emër në Superligën greke.
Argjentinasi vrapoi për të përshëndetur gardianin e Kombëtares dhe na dhuroi një çast shumë emocionues. Trajneri i klubit nga Athina përqafoi ish-in e Lazios si për të treguar se kush ishte “Njeriu i Ndeshjes” ndaj bardhezinjve.
Gjesti ka bërë bujë të madhe në mediuat greke me Novasports që e ka quajtur Strakoshën vendimtar prej pritjeve të mëdha.
Përqafimi i Strakoshës me trajnerin e AEK