
Eneo Bitri
ETO Gyor po përgatitet për gjysmën e dytë të sezonit në Hungari. Në videon e postuar nga klubi duket dashamirësia e tifozëve ndaj Eneo Bitrit dhe Albion Markut.
Të dy shqiptarët janë parë në seancën stërvitore duke u thirrur nga tifozeria magiare për disa foto. Duket se “flota” kuqezi i ka bërë të gjithë për vete në Gyor dhe si ish-i i Partizanit, ashtu edhe ai i Dinamos nuk ia prishën të pranishmëve.
Skuadra e ligës hungareze zyrtarizoi dje afrimin e radhës dhe shtimin e "kolonisë" së lojtarëve kuqezinj me Ledio Beqjan. Ish-i Teutës kaloi në një sfidë të re në karrierë pas Superiores ku gjen shqiptarët si Bitri dhe Marku.
Eneo Bitri dhe Albion Marku
Poll