
Rocco Vata, djali i të madhit Rudi Vata ka shkëlqyer sot me fanellën e Watford në Championship. Ekipi anglez u përball me Ëest Brom, në një sfidë të dy ish-klubeve që militonin në Premier deri para pak sezonesh.
Shqiptari i dhuroi 2 asiste nrenda ndeshjes e për më tepër të njëjitit lojtar. Bayo ishte ai që realizoi dy herë falë këmbëve të djaloshit shqiptar.
19 vjeçari po kalon një super formë në Angli, edhe pse në ligën e dytë angleze që gjithsesi mbetet më e fortë se shumë prej ligave elitare të vendeve të tjera europiane.
Pas aventurës së mbyllur në një ekip të madh si Celtic, ku babai i tij shkruajti histori, tashmë një kapitull ambicioz në ekipin londinez ka nisur për Vatën e ‘vogël’.
Rudi Vata në një intervistë para pak kohësh në një podcast zhvilluar në Shqipëri tha se dëshironte që djali të zgjidhte Kombëtaren, por që zgjedhja mbetet e Roccos në fund.
Asisti i Roccos