Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sherif Kallaku ‘magjik’, mesfushori shqiptar protagonist në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sherif Kallaku ‘magjik’, mesfushori shqiptar protagonist
Momenti i asistimit

Sherif Kallaku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sepsi fitoi në transfertë përballë Farul Constanta. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të ekipit të Kallakut.

Ishte pikërisht ky i fundit që dha kontributin e tij në këtë triumf. Sherif Kallaku asistoi në golin e 3-të për të tijët, gol i cili dërgoi shifrat në 0-3. Mesfushori shqiptar dha një asist mjaft të bukur për Safranko në minutën e 33’ të sfidës, me këtë të fundit që e dërgoi në rrjetë, duke plotësuar gjithashtu një tripletë personale.

Ky është asistimi i 3-të për Kallakun, me 26-vjeçarin që gjithashtu ka shënuar edhe 4 gola në këtë sezon futbollistik.

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga