Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ I shkoi shumë pranë golit, sulmuesi shkodran me super paraqitje në Azerbajxhan

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I shkoi shumë pranë golit, sulmuesi shkodran me super paraqitje
Belajdi Pusi

Belajdi Pusi po vazhdon formën shumë të mirë në Azerbajxhan. Shqiptari ka bërë super paraqitje në takimin e fundit të ligës së Redon Xhixhës.

Ish-i i Superiores ka qenë titullar në takimin e ligës azere Samaxi-Sumqayit. Klubi i lojtarit kuqezi ka fituar 1-0 falë edhe aktivizimit për 90 minuta të shkodranit.

Ish-i i Skënderbeut ka luajtur në majën e sulmit të ekipit viola, ku edhe pse nuk ka shënuar ka lënë gjurmë.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë në takimin e funjdavës para 2 ditësh, ka krijuar shumë raste duke qenë një rrezik konstant. Siç shihet dhe në video, “bomberi” ishte shumë pranë golit po vetëm fati e ka mbajtur larg. Gjithsesi, në fund Pusi festoi suksesin dhe 3 pikët.

Në eksperiencën e dytë në vendin kaukaz Belajdi po paraqitet shumë mirë, ku dhe e ardhmja duket larg kësaj lige. 27 vjeçari numëron 5 gola këtë sezon dhe disa klube hungareze kanë shprehur interesim të madh për të marrë shërbimet e produktit të klubit shkodran.

Rasti i parë i Pusit

Rasti i dytë i Pusit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga