Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares “gatuan” golin e Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares “gatuan”
Armando Broja me numrin 19

Armando Broja është rikthyer protagonist te skuadra e Chelsea. Sulmuesi i Kombëtares është pjesë e “Bluve” të Londrës në SHBA, ku anglezët po zhvillojnë fazën përgatitore për sezonin e ri.

Ditën e djeshme 22-vjeçari ishte vendimtar me paraqitjen e tij për Chelsea. “Blutë” nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 me Wrexham në ndeshjen miqësore mes tyre.

Golat për londinezët u shënuan nga Nkunku dhe Ugochukwo. Pikërisht te goli i këtij të fundit, Broja dhuroi asistin, duke ndihmuar kështu ekipin të merrte një barazim.

Kujtojmë se Broja është në qendër të merkatos dhe për shërbimet e tij ka disa oferta në tavolinën e Chelsea. Pavarësisht se jemi vetëm pak javë nga starti i sezonit të ri, ende sulmuesi nuk ka vendosur se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës. Me “Blutë” e Londrës, talenti kuqezi ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Goli i dyte i Chelsea ku Broja asiston

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga