Flavio Sulejmani duke festuar golin
Flavio Sulejmani është futbollisti i radhës që ka nisur të marrë “skenën” në Itali. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment mjaft pozitiv te skuadra e Lazios për të rinjtë.
19-vjeçari ishte protagonisti kryesorë i Lazios në sfidën ndaj Fiorentinës, pasi shqiptari shënoi 2 gola fantastike. Dopieta e tij bëri që sfida me Fiorentinën të mbyllej në barazim 2-2.
Për të është gol i 7-të sezonal në Itali, teksa me Lazion ka luajtur në 16 ndeshje. Sa i takon Lazios, pas 18 javësh ndodhet në vendin e 17-të me 20 pikë, ndërsa Fiorentina ëshë e dyta me 31 pikë.
Poll
