Amir Abrashi prej më shumë se 1 viti i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare. “Pitbulli” shqiptar ditën e sotme ndodhet në “Air Albania” për të parë nga afër duelin mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Por përpara se të fillojë kjo përballje, ai u nderua me një ceremoni speciale. FSHF-ja kishte organizuar këtë ceremoni, për të falenderuar futbollistin për kontributin e dhënë me kuqezinjtë.
Padiksutim një moment i veçantë për mesfushorin, gjë e cila do të mbetet gjatë në memorien e tij.
"FALEMINDERIT AMIR ABRASHI
51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian.
Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi.
Faleminderit Amir!", ka shkruar FSHF.
View this post on Instagram
