
Odise Roshi
Odise Roshi është shfaqur protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij Erzurumspor fitoi në transfertë përballë Yeni Malatyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 23 të Kategorisë së Parë turke, përfundoi 0-7.
Si fillim Roshi asistoi që në minutën e parë të takimit. Topi i dhënë nga ai, u dërgua në rrjetë nga shoku i ekipit, Giorbelidze. Ndërsa golin e parë e gjeti në minutën e 30-të.
Por, “raketa” kuqezi nuk u ndal me kaq pasi ai shënoi përsëri në pjesën e dytë. Në minutën e 80-të plotësi dopietën, i cili ishte goli i 6-të për ekipin. Ndërsa të 7-tin dhe “hat-trick” e plotësoi në minutën e 89-të.
Golat e Odise Roshit:
Poll