Odise Roshi
Odise Roshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Keciorengucu ka barazuar në shtëpi përballë Amedspor. Sfida e vlefshme për javën e 28-të të Ligës së Parë turke, përfundoi 2-2.
Roshi ishte pikërisht ai që u siguroi 1 pikë të tijëve, pasi shënoi golin e dytë për të tijët, kur rezultati ishte 1-2. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 78-të.
Vlen të përmendet, se ky është goli i pestë sezonal për të ashtuquajturin, “Raketa e Kombëtares”.
Poll
