
Mirlind Daku
Mirlind Daku padiksutim është një nga futbollistët shqiptar më të lakuar në këtë periudhë. Kjo për shkak të merkatos dhe paraqitjeve të tij në fushën e lojës me Rubin Kazan.
Sulmuesi shqiptar në një video të shkurtër ka treguar se si do të ishte lojtari i tij i preferuar. Këmbën e djathtë e merr nga Ronaldo, ndërsa këmbën e majtë dëshiron të Messit.
Për shpejtësi do të vendoste Mbappe, për fantazi i përzgjedhuri i tij është Kevin De Bruyne. Ndërkohë për goditjet me kokë zgjedh Zlatan Ibrahimovic, për teknikë i zgjedhuri është Rayan Cherki, ndërsa për personaliet do të merrte Sergio Ramos.
View this post on Instagram
Poll