Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Chesterfield fitoi në transfertë kundër Crewe. Sfida e vlefshme për javën e dytë të “League 2” në Angli, përfundoi 0-5.
Ishte pikërisht Dobra ai që mbylli serinë e golave për të tijët, duke i dhënë kundërshtarit një “shuplakë”. Në minutën e 49-të të takimit, sulmuesi shqiptar mbylli me gol një aksion perfekt nga të tijët.
23-vjeçari vazhdon formën e tij të mirë në Angli, teksa kjo është ndeshja e 3-të radhazi që shënon. Dobra ka shënuar gjithashtu edhe ndaj Swindon në javën e parë të kampionatit dhe kundër Derbyt në Kupë.
Poll