Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Myrto Uzuni “tund rrjetën” në Amerikë, sulmuesi beratas gjen golin e parë me Austin FC

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Myrto Uzuni “tund rrjetën” në Amerikë,
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Austin FC po luan në transfertë përballë St.Louis City. Sfida e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit, MLS është momentalisht 0-1.

Ishte pikërisht Myrto Uzuni ai që ka shënuar golin e vetëm për të tijët deri në këto momente. Pas një aksioni model dhe një pasimi të marrë nga shoku i ekipit, Bukari, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Këtë gol, “bomberi” beratas e gjeti në minutën e 34-të të sfidës. Kujtojmë që ky është goli i parë për Myrto Uzunin me fanellën e Austin FC në SHBA.

Goli i Myrto Uzunit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga