
Mirlind Daku
Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan po luan përballë Khimki në transfertë. Pjesa e parë e duelit të vlefshëm për javën e 29-të të Premier League ruse, u mbyll 1-1.
Khimki shënoi që në minutën e 9-të. Por ishte pikërisht Mirlind Daku ai që shënoi golin për të tijët, duke rikthyer baraspeshën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të.
Me këtë gol, sulmuesi me origjinë nga Gjilani shkon në kuotën e 13 të tillëve në Premier League ruse. Daku mban vendin e dytë, pasi të parin e mban Manfred Ugalde i Spartakut të Moskës me 16 gola.
Goli i Mirlind Dakut
Poll