
Momenti kur Adi Kurti shënon
Adi Kurti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Verona U20 zhvilloi në transfertë përballë Roma U20. Kjo sfidë e vlefshme për kampionatin Primavera, përfundoi 1-2 në favor të miqve.
Ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U19 ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Madje ky gol rezultoi deçiziv dhe i fitores së ekipit të Veronës. Në minutën e 48’ të sfidës, Kurti lëshoi një goditje të bukur “volley”, me topin që përfundoi në rrjetë.
Kështu 18 vjeçari i jep të tijëve 3 pikë mjaft të vlefshme. Me këtë fitore, Verona U20 mban vendin e 7-të me 28 pikë të grumbulluara, pas 18 javësh kampionat.
Poll