
Berat Gjimshiti ishte më i miri në fushë në ndeshjen e mbrëmshme ku Atalanta humbi 0-1 në shtëpi përballë Liverpool, por bergamaskët u kualifikuan në gjysmëfinale të Europa League falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë.
Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fantastike, duke qenë i kudondodhur. Sulmuesit e Liverpool e kishin të pamundur të kalonin kapitenin e Kombëtares shqiptare, me këtë të fundit që i futi ‘në xhep’ të gjithë yjet e ekipit anglez.
Kjo paraqitje shkëlqyer e tij nuk kishte si të kalonte pa u shpërblyer. Pas votave të tifozëve, 30-vjeçari është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës së Europa League.
Kujtojmë që kapiteni kuqezi ishte në garë me Mancinin e Romës, mesfushori e Marsielle Veretout dhe portierin e Leverkusen Kovar. Por Gjimshti i anashkaloi të gjitha këta lojtarë, duke fituar një çmim mjaft të merituar.
Diçka të tillë e tregojnë edhe statistikat e shtatlartit të Kombëtares kuqezi në sfidën përballë, Liverpool. 6 ndërhyrje të sakta, 13 topa të rikuperuar dhe 73% pasime të sakta ishin statistikat e Gjimshitit që e dërguan drejt fitimit të këtij çmimi.
Berat Gjimshiti produced a #UELPOTW performance to help Atalanta secure an historic semi-final spot ????✅@hankookreifen || #UEL pic.twitter.com/TDB2LiLDak
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 19, 2024