Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ I mjaftojnë 12 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon gol me Lazion

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I mjaftojnë 12 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon gol me
Flavio Sulejmani

Flavio Sulejmani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Lazio U20 fitoi në shtëpi përballë Sampdoria U20. Sfida e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit italian të të rinjve, përfundoi 3-1 për lacialët.

Ishte pikërisht Flavio Sulejmani ai që shënoi golin e parë për të tijët. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U19 shënoi në minutën e 12-të. Talenti shqiptar ia doli që të kthente në gol një 11-metërsh, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitojë.

Kujtojmë që Sulejmani është një pikë kyçe si për Lazion dhe kuqezinjtë e rinj. 18-vjeçari vazhdon që të shkëlqejë me fanellën e italianëve duke gjetur rrugën e rrjetës shpeshherë.

Goli i Flavio Sulejmanit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga