
Indrit Tuci
Indrit Tuci është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sparta e Pragës B po luan në shtëpi përballë Zlin. Sfida e vlefshme për javën e 25-të, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që tundi rrjetën për të tijëtn në minutën e 53-të të sfidës. Ai është pjesë e ekipit B, për shkak se prej muajsh është i dëmtuar dhe është dërguar tek të rinjtë për t’u rikuperuar.
Këtë sezon 24-vjeçari ka vuajtur shumë nga dëmtimet, teksa nuk ka pasur mundësi të tregojë veten. Në 15 paraqitje, Tuci ia ka dalë që të shënojë 4 gola e të asistojë në një tjetër.
Goli i Indrit Tucit
Poll