
Gabriel Kulla duke festuar golin
Gabriel Kulla është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sassuolo U20 fitoi në transfertë përballë Torinos U20. Sfida e vlefshme për javën e 4-t të Primavera 1, përfundoi me shifrat 1-2.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares U17, Kulla, ai që shënoi golin e parë për të tijët. Në minutën e 29-të, duke përfituar nga gabimi i mbrojtësit të Torinos dhe daljes së gabuar të portierit, 17-vjeçari Kulla e dërgoi topin në rrjetë.
Vlen të theksohet se kjo ndeshje u fitua në mënyrë spektakolare në fund, me të rinjtë e Sassuolos që shënuan në minutën e 93-të me Costabile.
Goli i Gabriel Kullës
Poll