Ernest Muçi
Ka shkuar në shtesë çerekfinalja e Kupës së Turqisë Samsunspor – Trabzonspor, ndërsa koha e rregullt u mbyll 0 – 0. Në minutën e 72-të, u fut në fushën sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi.
25-vjeçari kishte 3 ndeshje që nuk zbriste në “tapetin” e gjelbërt, për shkak të problemeve fizike, por tashmë kjo “skenë” i përket të shkuarës.
Në minutën e 92-të, ish-sulmuesi i Tiranës kërkoi golin e karrierës nga goditja e dënimit, pozicion i prirët, por tentativa përfundoi jashtë kuadratit për shumë pak.
Treguesi në fjalë është “sinjal” i qartë se Muçi nuk i ka humbur “reflekset” dhe “nuhatjen” para portës mike, ndonëse nuk “tundi” katërkëndëshin.
Poll
