Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Empoli fiton 10 me 0, Stiven Shpendi shënon dhe asiston

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Empoli fiton 10 me 0, Stiven Shpendi shënon dhe asiston
Stiven Shpendi (majtas)

Empoli ka triumfuar në miqësore përballë skuadrës së Castelfiorentino me një rezultat tenistik. Sfida miqësore përfundoi me fitoren e thellë, 10-0 në favor të Empolit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Stiven Shpendi ishte një nga protagonistët kryesorë në këtë ndeshje. 21 vjeçari ia doli që të shënonte golin e nëntë dhe të shënonte të dhjetin.

Si fillim, Shpendi dërgoi shifrat në 9-0 në minutën e 91-të të sfidës, ndërsa 5 minuta më vonë asistoi për golin e 10-të. Kujtojmë që talenti i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë, pasi të parën e ndoqi nga stoli.

Përsa i përket Ardian Ismajlit, qendërmbrojtësi shqiptar nuk është bashkuar ende me ekipin e Empolit, me mbrojtësin kuqezi që po shijon pushimet. Ndërkohë, kujtojmë se Etrit Berisha është larguar nga Empoli dhe është lojtar i lirë në treg.

Goli Asistimi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga