Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Asllani dhe Ramadani nuk përmbahen, “SMS” të qartë portierit të Serbisë disa javë para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Asllani dhe Ramadani nuk përmbahen, “SMS” të
Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.

Por disa javë para këtij dueli, Serbia duket të jetë paksa e frikësuar. Kjo për shkak të dyshes së mesfushës së kuqezinjve, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.

Më 11 maj, Kristjan Asllani i shënoi gol Torinos, ose më saktë portierit të Serbisë që luan për torinezët, Vanja Milinkovic-Savic. Ndërkohë që të njëjtit portier, mbrëmjen e djeshme, Ramadani i shënoi eurogol në ndeshjen Lecce - Torino.

Një sinjal i qartë nga dyshja shqiptare, duke “kërcënuar” me gola gardianin e përfaqësueses serbe.

Goli i Kristjan Asllanit

Goli i Ylber Ramadanit

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga